Operacioni më i vështirë në historinë e Bayernit, Kim nuk ka nënshkruar ende…

Koreano-jugori Min-jae Kim nuk i ka kryer ende testet fizike pasi Bayern Munchen vendosi t’i paguante klauzolën 50 milionë euro për ta shkëputur nga Napoli.
Në momentin e njoftimit të operacionit, lojtari ndodhej në Korenë e Jugut dhe udhëtimi nga Azia në Europë po rezulton një mision vërtetë i pamundur. Në Gjermani e kanë përshkruar si një nga momentet më të çmendura të klubit odisenë e ecejakeve që do të finalizohen me testet fizike.
Një grup mjekësh të klubit udhëtuan në Korenë e Jugut për t’i kryer aty testet fizike të lojtarit që duhej të kryente shërbimin ushtarak të dëtyrueshëm 3-javor. Në këtë mënyrë, lojtari nuk iu nënshtrua të gjitha testeve.
Pjesa e mbetur nuk janë kryer ende por marrëveshja nuk është në rrezik edhe pse disa pikëpyetje ka ende. Në momentin kur Kim të kalojë edhe pjesën tjetër, ai do të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë deri në vitin 2028 dhe nga e cila do të përfitojë 12 milionë në sezon.
