Ndryshimi i formatit të Superiores, FSHF hedh hapin e madh, takim me presidentët e klubeve

Ndryshimi i formatit të Superiores, FSHF hedh hapin e madh, takim me
Vetëm një ditë pas takimit me karakter informues rreth ndryshimeve që duhet të bëhen në lidhje me formatin e Kategorisë Superiore, FSHF organizon një takim të rëndësishëm me presidentët e skuadrave të Kategorisë Superiore. Nëpërmjet një komunikate, institucioni qëndror i fut bollit shqiptar bën me dije se pas pakimit me drejtorët sportivë, të shtunën në orën 10:00 është radha e presidentëve të cilët do të zhvillojnë një takim me presidentin Armand Duka për të diskutuar 4 propozimet që janë në tryezën e bisedimeve.

Komunikata zyrtare e FSHF-së:

Përshëndetje të gjithëve,

Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë nesër, ditë e shtunë, datë 8 korrik, një mbledhje me të gjithë Presidentët e Abissnet Superiore për të diskutuar mbi disa propozime për ndryshime të mundshme të formatit të kampionatit.

Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, salla e konferencave, duke filluar nga ora 10:00.

Ju mirëpresim!