Çupi përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Po sillesh si sekretare partie, s’mund ta trajtoni kolegun si nxënës
Në Komisionin e Ligjeve, deputetja e PD-së Dhurata Çupi është përplasur me kryetaren e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushkën. Çupi tha se Bushka po sillet si një sekretare partie.
‘Po sillesh si sekretare partie, dhe s’duhet që ta trajtoni kolegun si nxënës. Është e pahijshme që të fikni kamerat kur ka debat. Këtu ne diskutojmë dispozita të një niveli skandaloz. Dispozita ligjore është krejt gjetur e formuluar me të gjitha rregullat që formulohet një dispozitë ligjore.
Po bëheni të pasur me nga 10 vite. Dispozita është krejt e gjetur e mirë formuluar. Nuk cenon asnjë parim të decentralizmin dhe sistemi. Ajo është një dispozitë e gjetur në kohën e duhur. Jemi në raportet më të nxira për sa i përket pastrimit të parave. Ju nuk do të keni vullnet sa i takon luftës kundër pastrimit të parave. Mos u merrni jo po nuk është jo po jeni ekonomiste. E ka formuluar me këshilltare ligjore. Ju nuk guxoni t’i ktheheni një zyrtari që mbron ligjet këtu.’- tha Çupi.
