Vrasja në Krujë/ Djali i Gentian Bejtjes në reanimacion, i plagosur dhe djali tjetër 10 vjeç

Një atentat i organizuar për të ekzekutuar ish-policin Gentian Bejtja ka rezultuar fatal për kunatin e tij ndërsa u plagos dhe i biri i tij 13 vjeçar.

Përvec të miturit Alvi B., i plagosur në këtë ngjarje ka mbetur edhe djali tjetër 10 vjeçar i Bejtjes.

Sipas të dhënave ai ndodhet jashtë rrëzikut për jetën e ndërsa 13 vjeçari vijon të jetë në terapi.

Burime bëjnë me dije se Gentian Bejtja nuk ka qënë në banesë në momentin kur mbi banesën e tij u qëllua me breshëri automatiku duke i vrarë kunatin dhe plagosur djalin.

Nga ana tjetër në automjetin e djegur në Tapizë i cili rezulton një Volsvagen modeli golf 5 i cili rezulton makinë e vjedhur në Tiranë, janë gjetur të djegura bashkë me të edhe 3 armë kallashnikovë që dyshohet të jenë përdorur në ngjarje.

Janë gjetur 40 gëzhoja në vendin e ngjarjes.