Vrasja e kunatit të Bejtes dhe plagosja e dy djemve të mitur/ Policia kontrolle në tre banesa, shoqërohen Durim Bami dhe Marklen Haka
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatit e mbrëmshëm në banesën e ish-policit Gentian Bejtja ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia deklaron se janë zhvilluar kontrolle në tre banesa dhe janë shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Mes personave te shoqëruar nga policia e shtetit janë dhe Durim Bami dhe Marklen Haka. Ora News mëson se ndaj këtyre personave po ushtrohet kontrolle banese e ndërsa do merren në pyetje mbi ngjarjen në Larushk.
Sipas burimeve policore shoqërimi i tyrë është bërë pasi polica ka dyshime se prej vitesh janë në konflikt të hapur me njeri tjetri.
"Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:
Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).
Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen," njoftoi policia.
Makina tip Golf e cila është përdorur në krim është vjedhur 3 muaj më parë në Tiranë. Polica ende nuk e ka të qarte nëse autoret e kanë pritur në lagjen e banesës së Gentian Bejtjes apo dikush i ka informuar mbi lëvizjet e nip e dajë.
Deri më tani asnjë nga familjarët e Gentian Bejtjes nuk janë marrë në pyetje.

