Kylian Mbappe në Miami nuk shqetësohet aspak për të ardhmen e tij (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 17:39

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe i cili e mbylli sezonin e fundit me 41 gola në 43 ndeshje të luajtura, ka zgjedhur qytetin e Miami-t për të kaluar disa ditë në rrezet e diellit dhe larg vëmendjes mediatike.
Ylli francez, një nga njerëzit më influentë të vendit të tij, pasi foli në lidhje me vrasjen e një të riu nga policia, u shfaq duke luajtur tenis tavolinë i veshur me pantallona blu dhe një kanatiere.

Mbappe nuk duket aspak i shqetësuar për të ardhmen e tij pasi i bëri me dije PSG se nuk do të rinovonte kontratën.

Klubi aktual po kërkon t’i gjejë një klient që të paguajë 200 milionë euro për kartonin, por vetë sulmuesi ka deklaruar se dëshiron të respektojë kontratën deri në vitin 2024.

