Schalke 04, numri 2 i klubit u soll si ultras, rrezikon dënimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 11:45
Zv/presidenti i Schalke 04, Sven Kirstein rrezikon përjashtimin nga stadiumet për shkak të një ngjarjeje aspak të zakontë.
37-vjeçari, një nga tifozët më fanatikë të skuadrës nga Genselkirchen po hetohet nga policia e Essen që ka edhe një mandat kontrolli për banesën e tij.
Ai cilësohet si përgjegjës për koreografinë e tifozëve blu në ndeshjen e 30 tetorit kundër Freiburg ku poshtë fanellës gjigande të skuadërs, tifozët ndezën fishekzjarre që në stadiumet gjermane nuk lejohen.
Tymi krijoi një shtëllungë të madhe në fushën e lojës që pengoi zhvillimin e ndeshjes dhe për këtë u fajësuan tifozët e skuadrës së minatorëve. Kirstein është akuzuar për dëm fizik.
