Bayern Munchen blen mbrojtësin kampion të Serie A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 14:18
Kim Minjae i jep lamtumirën Napolit pas vetëm një sezoni të luajtur. I blerë për 20 milionë euro nga Fenerbahce rreth 10 muaj më parë, Napoli ka arritur ta shesë për 50 milionë lojtarin korean duke arkëtuar 30 milionë euro ndërsa shtatlarti do të bashkohet me Bayern Munchen.
Kampionët e Gjermanisë paguajtën shumën 50 milionë euro që ishte edhe klauzola e largimit të lojtarit i cili ka arritur edhe marrëveshjen personale me skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel ku do të luajë bashkë me De Ligt e Upamecano.
