Visar Bekaj zyrtarizohet në skuadrën e tragjedisë së tërmetit të Turqisë

Visar Bekaj zyrtarizohet në skuadrën e tragjedisë së
Hatayspor zyrtarizon transferimin e Visar Bekajt në Ligën e Parë Turke. Klubi që humbi drejtorin sportiv dhe një sulmues nga tërmeti i frikshëm i muajit shkurt, ka nisur të lëvizë në merkato për t’i dhënë qytetit një skuadër dhe pak shpresë pas tragjedisë ku humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz.

Bekaj ka kaluar testet mjekësore dhe klubi i Hatayaspor e ka prezantuar në rrjetet sociale. Në këtë mënyrë, numri 1 mbyll kapitullin me Tiranën ku nuk arriti të fitonte titullin ndërsa u dënua fillimisht me 1 vit e më pas ky dënim iu reduktua në 2 ndeshje pezullim pasi ai u pëfshi në ngjarjet e dhunshme pas ndeshjes me Bylisin për shkak të vendimeve të dyshimta të arbitrit Kridens Meta.

Bekaj largohet në këtë mënyrë nga Shqipëria pas 3 vitesh, ku ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës. Ai fitoi me bardheblutë një titull kampion dhe një Superkupë Shqipërie.