Edhe Reali e do një "Messi”/ Kush është talenti turk që Ancelotti e kërkon me çdo kusht?

Edhe Reali e do një "Messi”/ Kush është talenti turk
Edhe Real Madrid kërkon të ketë një “Lionel Messi”. Nënkampionët e Spanjës kanë vendosur në krye të listës së dëshirave një 18-vjeçar turk që po tërheq vëmendjen e gjithë botës. Bëhet fjalë për talentin e Fenerbahçe, Arda Güler.

I rritur në akademinë e verdhezinjve të Stambollit, gjatë sezonit të fundit ai ka shënuar 6 gola dhe 7 asiste në 35 ndeshje të luajtura.

Një nga ndeshjet më fantastike të karrierës së tij të shkurtër në Turqi është finalja e Kupës ku Fenerbahçe fitoi 2-0 ndaj Basaksehir dhe ku Güler dhuroi asistet e dy golave të ndeshjes.

Real Madrid ka në plan të paguajë klauzolën 18 milionë euro të sulmuesit por vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit pasi në garë për të janë edhe shumë klube të tjera europiane.