Çfarë po ndodh me Chelsea-n? Po i largon të gjithë për një “copë bukë”

Merkatoja e ditëve të fundit në dalje për Chelsea-n ka qenë thjesht e çmendur dhe jashtë çdo logjike në klubin e Londrës. Pas afrimeve të bujshme që kushtuan më shumë se 700 milionë euro në dy sesionet e fundit të merkatos, vetëm gjatë 48 orëve të fundit Chelsea ka larguar plot 6 lojtarë, që të gjithë me një peshë të madhe në skuadër.
Kante është lënë i lirë edhe pse kartoni i tij kushtonte rreth 35 milionë, Koulibaly gjithashtu që u ble 40 milionë u largua në Arabi për vetëm 20, ndërsa kartoni i Ziyech vlente 45 milionë por ai u shit për vetëm 10 te skuadra e Cristiano Ronaldos.
Por nuk përfundon me kaq pasi edhe portieri Mendy largohet për më pak se vlera reale e kartonit të tij ndërsa Havertz te Arsenali dhe Kovacic te Manchester City janë shitur për 100 milionë në total edhe pse kushtojnë të paktën 140.
Është saktësisht 140 milionë shuma që ka arkëtuar Todd Boehly nga lëto largime që nëse do të ishin kryer sipas llogarive më të matura, mund të arkëtoheshin rreth 150 milionë euro më shumë. Në këtë pikë lind pyetja: Çfarë po ndodh me Chelsean?
