Sezoni i ri i La Liga-s nis me një superndeshje për Myrto Uzunin

Sezoni i ri i La Liga-s nis me një superndeshje për Myrto Uzunin
La Liga ka publikuar kalendarin e sezonit të ri ku parashikohen përballje të zjarrta që në javën e parë. Përsa u përket shqiptarëve që luajnë në Spanjë, Myrto Uzuni me Granadan e tij do ta nisë menjëherë me një duel shumë të fortë, atë në transfertën kryeqytetase kundër Atletico Madrid, ndërsa Rayo Vallecano ku luan Balliu, sfidon Almerian në transfertë.

Vedat Muriqi me Mallorca-n udhëtojnë në ishullin tjetër të La Ligas, Las Palmas. Kampionët e Barcelonës do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë përballë Getafe-s, ndrësa Reali gjithashtu luan në transfertë, kundër Athletic Bilbao-s.

El Clasico Barcelona-Real do të luhet në Katalonjë më 29 tetor 2023, ndërsa tjetra do të luhet më 21 prill 2024 në “Santiago Bernabeu”. La Liga e këtij sezoni do të startojë në 12 gusht me ndeshjen e fundit që do të luhet në 26 maj 2024.

Sezoni i ri i La Liga-s nis me një superndeshje për Myrto Uzunin