Tragjedi në botën e motorsportit, piloti brazilian vdes pas pickimit nga një rriq

Braziliani 42-vjeçar, Douglas Costa, profesionist i garave të shpejtësisë ka ndërruar jetë por ngjarja tragjike nuk lidhet aspak me rreziqet e profesionit dhe pasionit të tij.
Si për ironi ai vdiq jo nga shpejtësia por nga fakti që po rrinte ulur diku. Bashkë me të fejuarën Mariana Giordano, vetëm 36 vjeç, ata nuk i kanë mbijetuar kafshmit të insektit të njohur si rriq.
Fillimisht ishte piloti që mbylli sytë për herë të fundit dhe 4 ditë më pas e fejuara nuk arriti të mbijetonte. Douglas Costa kishte marrë pjesë në AMG Cup Brasil, një eveniment i kompanisë Mercedes kur iu shfaqën simptomat e para që janë temperatura, njollat e kuqe dhe dhimbje.
Pasi u shtrua në spital ai nuk mundi të mbijetonte dhe më pas mjekët zbuluan se ata ishin të infektuar nga virusi i Malit Shkëmbor, një sëmundje infektive që shkaktohet pikërisht nga kafshimi i një rriqi.
