Mesfushori kampion largohet nga Shqipëria, nënshkruan me LKS Lodz

Mesfushori 26-vjeçar i Partizanit, Ëngjëll Hoti transferohet në kampionatin polak te skuadra e ŁKS Łódź.

26-vjeçari i lindur në Gjermani që dy sezone më parë u shpall kampion edhe me Tiranën, ka nënshkruar me ekipin bardhekuq ku do të vazhdojë karrierën gjatë dy viteve të ardhshme.

Hoti ishte një nga pikat kyçe të skuadrës së Partizanit gjatë sezonit të fundit ku mungoi vetëm në 7 ndeshje të Superiores dhe shënoi po kaq gola duke dhënë një kontribut të madh për suksesin e 17 në histori të të kuqve.