Sylvinho nuk është euforik: Nuk kemi bërë asgjë, kemi qenë dhe jemi në garë për Euro 2024

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho nuk preferoi të zhbalancohej në intervistën pas ndeshjes. Ai kërkoi që këtij grupi t’i jepen meritat e duhura për dy fitore rresht por nuk preferoi të flasë për avantazh të Shqipërisë pas humbjes së Polonisë në Moldavi.

"Është shumë e vështirë të luash këtu. Një top i gjatë dhe një lojtar në sulm mund të të vendosë në vështirësi në çdo moment. Nuk ka nevojë të bëjë shumë volum loje sepse me një top të gjatë mund të të hapë probleme. Fituam 3-1 në një transfertë shumë të vështirë dhe duhet të shikojmë aspektin pozitiv.

Kishte dy vjet që Shqipëria nuk fitonte 2 apo 3 ndeshje radhazi. Djemtë kanë treguar se kanë unitet dhe kanë bërë një punë shumë të mirë gjithë këto ditë. Shanset janë njësoj siç ishin dy ndeshje më parë, nuk ka ndryshuar asgjë. Kam thënë se jemi në një grup shumë i ekujlibruar dhe fitorja e Moldavisë me Poloninë nuk ndryshon asgjë për ne. Jemi plotësisht në garë për kualifikimin. Edhe goli i Asllanit edhe ai i Muçit janë shumë të bukur".