Nga Ernest Muçi te Nedim Bajrami, kuqezinjtë me “këmbë në tokë”, objektiv Euro 2024

Protagonistët e fitores së Ishujve Faroe folën menjëherë pas sfidës së fituar duke u treguar të qetë edhe pse momentalsiht Shqipëria është në vendin e dytë të grupit E.

Ernest Muçi:

“Jam shumë i lumtur, 3 pikë të rëndësishme për rrugëtimin në Europian. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që arrita të shënoj. Mbas 4 ditësh do të rikthehem te klubi im. Ata e dinë se lufta për vendin e dytë është mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shpresoj t’i mundim në shtator. Ndihem shumë mirë, është një grup me çuna të mirë. Me shumë talent. Trajneri ka sjellë pasion, të gjithëve na bën të ëndërrojmë të futemi në Europian”.

Taulant Seferi:

“Konkurrenca mua më pëlqen, fusha më pengoi për shënjestrën, e kam mirë shënjestrën. Shpresoj të shënoj në të ardhmen për Kombëtaren. Humbëm shumë raste, duhej ta mbyllnim më shpejt, por ne ja arritëm qëllimit të fitonim. Është gjë e mirë fitorja e Moldavisë, na ngelet që në shtator të kthehemi edhe më të fortë”.

Nedim Bajrami:

“Jam shumë i lumtur që dhe sot shënova. Nuk u dorëzuam dhe fituam këtë ndeshje. Nuk është e lehtë të luash këtu. Këta janë një skuadër shumë fizike. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste dhe në fund morëm tre pikët. E kemi analizuar gjithë ndeshjen. E dinim që s’do të ishte ndeshje e lehtë. E rëndësishme është që morëm tre pikët. E dimë që nuk ka ndeshje të lehtë. Kur të kthehemi të gjithë bashkë të japim maksimumin dhe të marrim një pikë ose një fitore me Çekinë”.