EMRI/ 65-vjeçari në Gramsh gjendet pa ndjenja në hyrje të pallatit, dërgohet me helikopter te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 21:19
Një 65-vjeçar nga Gramshi është gjetur në hyrje të pallatit ku banon, pa ndjeja.
Mësohet se Asllan Zhuri pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit, është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë, për shkak se gjendja e tij paraqitet kritike.
Mediat kane publikuar edhe momentin e transportimit me helikopter të 65-vjecarit drejt kryeqytetit për të marrë ndihmë të specializuar. Ndërkohë policia pritet që të sqarojë ngjarjen në vijim.


