INSTAT: Numri i aksidenteve ra me 11.6 % gjatë 5-mujorit, 14.5 % të rasteve, si pasojë e sjelljes së këmbësorit

Në pesërmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 427 aksidente rrugore nga 483 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore, sipas të cilit, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11.6 %.

Numri i të aksidentuarve është 590 persona nga 680 persona të aksidentuar në pesëmujorin e parë të vitit 2022.

Aksidentet rrugore, në 14.5 % të rasteve, në pesëmujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Në raport theksohet se, numri i aksidenteve, sipas sjelljes së këmbësorit për periudhën pesëmujore është ulur me 3.1 %.