Flet Toksikologu: Ja kur mund të përdoret hashashi si bimë mjekësore
Mjeku toksikolog Alert Drishti ishte i ftuar në “Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musai ku foli për kultivimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.
Në fjalën e tij Drishti tregoi se në cilat raste përdoret kanabisi mjekësor.
“Në sensin mjekësor klinik, hashashi jepet për dy aspekte që ka të bëjë për reduktimin e dëmit ku pacientë të cilët janë të varur dhe për t’i ndihmuar ato që të mos bëjnë krizën e abstinencës, e cila i bën ato tepër të axhituar, agresiv për ta siguruar drogën.
Ka vende të posaçme që këto lloj pacientësh shkojnë nën kujdes mjekësor marrin drogë, në rastin konkret hashashin, dhe tjetra është që kuptohet që duke qenë ilegal, përzierjet në përbërjen e produktit të asaj që blejnë përdoruesit që e quajnë hashash ka dhe substanca të tjera.
Ndërsa i legalizuar kuptohet që ky është një hashash me parametrat të njohur”, u shpreh mjeku toksikolog. Alert Drishti.



