Krujë, finalizohet operacioni “Territor i pastër”, asgjësohen 500 bimë narkotike

Policia e Durrësit njoftoi sot se, është finalizuar me sukses faza e 16-të e mega-operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar në Krujë.

Sipas njoftimit të Policisë falë operacionit policorë janë asgjësuar 500 bimë narkotike dhe është prangosur një person.

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të mega-operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 52 vjeç, banues në Mazhë e Vogël, Krujë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bëri të ditur Policia e Durrësit.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8 753 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Policia garanton se Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë rrethin, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.