Çuçi: Nuk kemi prekur asnjë me dorë në MEK, do të presim mjeko-ligjorët për të vdekurin

Në një konferencë nga ministria e Brendshme, ministri Blendi Çuçi u shpreh se garanton se vdekja në kampin e MEK nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i policisë.

Çuçi: Ai personi që ka vdekur sot në kamp, ju garantoj se vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i policisë. Po presim ekspertizën mjeko-ligjore, ka pamje nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit dhe ka pamje nga vetë MEK që e vërtetojnë këtë gjë. Nuk është prekur një anëtar me dorë në kamp, asnjë person nuk është prekur.

Do të presim ekspertizën mjeko-ligjore. Ai është një burrë i moshuar diku te 76 vjeç. Ka vdekje në kamp që ndodhin rëndomtë sepse është një komunitet që jeton dhe po plaket aty. Ne kemi pasur kujdesin e duhur që të mos krijojmë incidente brenda kampit, por vetëm të zbatojmë aksionin brenda kampit.