Kontrolli në MEK, burime: Rrumbullaku takoi në mëngjes përfaqësues të muxhahedinëve për t'i dorëzuar një kopje të vendimit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 14:15
Burime jozyrtare bëjnë me dije se në orën 08:00 të mëngjësit të sotëm Muhamet Rrumbullaku ka takuar tek posta e policisë në Manëz përfaqësues të kampit për ti dorëzuar një kopje të vendimit.
Është përfolur dhe kryer veprime hetimore rreth disa dronëve që janë konstatuar në ajër, pa përcaktuar vendodhjen
Në orën 08:30, ka nisur ndërhyrja në kamp të cilën pjesëtarë të kampit e kanë kundërshtuar.
Ndërkohë gjatë konfrotimit pati dhe të lënduar ku 9 persona janë dërguar tëk s[pitali i Traumës, ndërsa dy prej tyre sipas muxhahedinëve janë në gjendje të rëndë.
Por sipas mjekëve të Traumës nuk ka asnjë person në gjendje të rëndë. Situata është e qetë dhe personat kanë lëndime të lehta.

