Çuçi: Aktiviteti i MEK tërhoqi vëmendjen e SPAK-ut, do bëhej sekuestrimi i pajisjeve elektronike

Në një konferencë nga ministria e Brendshme, ministri Blendi Çuçi u shpreh se aktiviteti i MEK kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK-ut e cila ka filluar më shumë se një çështje penale për këtë gjë.

Çuçi: Aktiviteti i tyre kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK-ut e cila ka filluar më shumë se një çështje penale për këtë gjë. SPAK-u ka pasur arsye dhe ndryshime dhe indicie të forta me këtë dhe i është drejtuar gjykatës për një kontroll brenda kampit që ehte një territor shqiptar, për të sekuestruar pajisjet. Gjykata mori një vendim brenda gjithë ligjeve shqiptare. Këtu fillon edhe veprimi i policisë së shtetit, si një zbatim të vendimit të gjykatës për një kontroll në territori ne MEK për të sekuestruar pajisej elektronike të MEK.

Askush në shqipëri, përfshirë këtu edhe MEK, nuk kanë të drejtë që të kundërshtojnë vendimet e gjykatës të cilat janë për tu zbatuar dhe jo kundërshtuar. Ndjehem i keqardhur për këtë reagim prej shumë anëtarëve të MEK ndaj policisë. Shqipëria është dhe do të mbetet gjithmonë një vend paqësor. Nuk kemi pasur probleme me vendet fqinje. Nuk jemi shtrënguar nga regjimi i Iranit për këto veprime.