VIDEO-LAJMI/ Ja dhomat “call-center” ku ishin fshehur kompjuterat dhe laptop-et e jashtëligjshëm
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e të gjithë operacionit kampin e muxhahedinëve të MEK-ut në Manëz.
Gjatë pamjeve të operacionit në kampin e MEK policia ka publikuar dhe ambientet ku janë sekuestruar 96 njësi kompjuterike të cilat po tentoheshin të digjeshin nga ana e drejtuesve të organizatës së muxhahedinëve.
Përvecc tyre, policia ka sekuestruar 46 laptopë, karta memorie që tentuan të asgjësoheshin me djegie nga anëtarët e MEK, si dhe aparate të shumta celulare.
Për dy orë, për shkak të numrit të madh të objekteve pasi në kampin e MEK janë 127 objekte në një territor 38-40 hektarësh, sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike.

Gati në 17 objekte nisi një rezistencë e organizuar e të gjithë rezidencës së kampit MEK-ut duke u përballur me policinë dhe mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës.


