Dogjani kundër kultivimit të kanabisit mjekësor: Nuk jemi gati. Për vendimin kanë ndikuar grupet kriminale
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 20:24
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai, në “Ora News” foli për kultivimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri.
Dogjani në fjalën e tij u shpreh se për këtë vendim të Qeverisë kanë ndikuar grupet kriminale.
“Unë mendoj që Shqipëria, ne si vend nuk jemi të përgatitur, nuk është momenti nuk janë kushtet që ne të legalizojmë kanabisin në Shqipëri për shumë arsye.
Unë jam i bindur që këtu kanë ndikuar grupet kriminale, ose oligarkë që janë bërë për shkak të veprimtarisë kriminale që sot janë futur në biznes pra nuk besoj që qytetarët kanë kërkuar dhe i kanë thënë po legalizimit”, u shpreh ligjvënësi demokrat, Asllan Dogjani.


