Ceferin kundër Mourinho-s: Sulmi ndaj Taylor, bullizëm që nuk duhet lejuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2023, 10:44
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka folur në lidhje me sulmin verbal dhe fizik që iu bë arbitrit Taylor gjatë dhe pas finales së Europa League nga lojtarët, trajneri dhe tifozët e Romës në aeroportin e Budapestit.
Në një intervistë për faqen holandeze të internetit “Nos.nl”, numri 1 i futbollit europian thekson:
“Është bërë një gjë e padurueshme. Ka një presion të vazhdueshem ndaj arbitrave pasi kontestohen për çdo vendim. E kanë kaluar kufirin. Duhet të dënojmë bullizmin ndaj xhaketave të zeza. Nuk kemi pasur kohë për këtë gjë pas tre finaleve or tani pres zgjidhje konkrete nga komiteti i arbitrave. Mund të bëjmë shumë për të ndëshkuar njerëzit që e shkaktojnë këtë”.
