Euro 2024/ Kosova ka shpresa, Betim Fazliji: Ende kemi mundësi të kualifikohemi
Vetëm tri pikë pas tri ndjeshjeve, por tek kombëtarja e Kosovës ende besojnë tek ëndrra për Europianin 2024. Mbrojtësi , Betim Fazliji ndryshimi do të nisë me Bjellorusinë sonte në 20:45
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji beson se Kosova ende ka mundësi për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të futbollit edhe pse kanë tri barazime në tri ndeshjet e para.
Thotë se në barazimin ndaj Rumanisë ndikim kishte fusha jo e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe se përballë Bjellorusisë Dardanët do të japin një tjetër ndeshje.
Fazliji: Nesër do të shihni ndeshje tjetër nga ajo me Rumaninë.
Sfida është e sulmvuesve që qendërmbrojtësit duhet të finalizojnë rastet ne gola.
Fazliji: Duhet t’i kthejmë në gola rastet e krijuara.
Pavarësisht rezultateve jo të kënaqshme në tri ndeshjet e para, Fazliji thotë se mundësitë e Kosovës për kualifikimin në EURO 2024 për Kosovën janë ende të mëdha.
Fazliji: Kemi ende gjasa për t’u kualifikuar.
Sfida Bjellorusi-Kosovës zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 në Budapest të Hungarisë.