Spanja fiton UEFA Nations League, Kroacia dorëzohet vetëm në “lotarinë” e penalltive (VIDEO)

Spanja fiton UEFA Nations League, Kroacia dorëzohet vetëm në
Pas 120 minutave lojë dhe ekzekutmit të 11-metërshave, Spanja arrin të triumfojë në finalen e UEFA Nations League kundër Kroacisë.

Finalja e madhe shkoi në llogarinë e skuadrës iberike që pasi nuk arriti të shënonte asnjë gol ashtu si edhe ballkanasit, iu drejtua për të bërë drejtësi, 11-metërshavë ku vendimtarin e gaboi Petkovic pasi një gjë të tillë e bëri më parë edhe Majer ndërsa për Spanjën, gabimi i Laportes nuk rezultoi fatal.

Ky është trofeu i parë i Nations League për Spanjën pas finales së humbur në vitin 2020 kundër Francës, ndërsa Kroacia edhe një herë nuk arrin të fitojë një trofe. Në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë, Italia kaloi 3-2 Holandën.