Ish-sulmuesi i Francës kritikon Mbappe: Është i padurueshëm!

Ish-sulmuesi i Francës kritikon Mbappe: Është i padurueshëm!
Vendimi i Kylian Mbappe për të njoftuar fundin e bashkëpunimit me PSG dhe për t’u hedhur në krahët e Real Madrid, ka ngjallur reagime të ashpra në Francë ku opinioni publik është i ndarë. Ish-sulmuesi i Francës kampione bote në vitin 1998, Christophe Dugarry e kritikon dhe jo pak lojtarin.

“Është shumë e bezdisshme. Ka një aspekt të padurueshëm në faktin që do ta thotë ai përherë fjalën e fundit dhe të japë versionin e tij. Po bën gjithmonë e më keq në aspektin e komunikimit.

Shikoni se si u soll me PSG dhe Real Madrid. Marrëveshja me madrilenët ishte arritur, ai u kishte dhënë fjalën dhe më pas bëri një hap mbrapa duke ndryshuar mendje. Gjthsesi, ai ka bërë një sezon të mirë dhe nuk kam dyshime se është më i miri në botë momentalisht”.