Inter bën goditjen e parë në merkato, afron mesfushorin e Italisë

Sassuolo në fund ka lëshuar terren bazuar edhe në dëshirën e lojtarit për të nisur një eksperiencë të re larg Reggio Emilia-s.

Davide Frattesi ka zgjedhur Interin për të vazhduar karrierën por blerja e tij nuk është një lajm i mirë për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani.

Frattesi do të huazohet për 2 sezone te Interi që pas kësaj periudhe do të ushtrojë të drejtën e detyruar për ta blerë kartonin me vlerën totale 35 milionë. Firma është vetëm çështje orësh.