Xhuliano Skuka e mbyll me Metz, nënshkruan me skuadrën me të titulluar të Sllovenisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 20:15
Klubi i Maribor në Slloveni ka transferuar sulmuesin dibran Xhuliano Skuka, i cili nuk la asgjë gjurmë me Metz në 5 muajt e aventurës së shkurtër franceze.
Lojtari që vendosi rekordin e transferimeve nga Superliga në tregun europian, ka nisur një aventurë të re me klubin më të titulluar të Sllovenisë.
Komunikata e NK Maribor:
“Mbetemi shumë aktivë në treg. Ky ështëprezantimi i dytë këtë javë dhe fytyra e katërt e re në dhomat e zhveshjes në total. Vazhdojmë përgatitjet me një sulmues të ri, Xhuliano Skuka, 24-vjeçari shqiptar është përzgjedhur mes kandidatëve për të mbushur boshllëkun në krye të sulmit. Ai vjen nga Metz, me një huazim njëvjeçar me opsion blerje”.
