Guardiola shpërblen 6 punonjës të Manchester City me 750 mijë pound
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 21:39

Fitorja e tre trofeve brenda një sezoni ka krijuar një atmosferë festive dhe jo vetëm.
6 punonjës të Manchester City kanë përfituar më shumë se kaq, nga një bonus të majmë që ka dalë nga xhepat e Pep Guardiola-s.
Nuk dihet ende shuma e saktë dhe emrat që kanë përfituar shpërblimin por është e sigurt që Guardiola qëndon pas këtij vendimi.
Ai e ka pranuar se një pjesë e stafit të tij ka qenë gjatë gjithë periudhës në stres te vazhdueshëm dhe një rritje e rëndësishme në pagën vjetore të tyre është vendimtare.
Sipas “Daily Mail”, anëtarë të stafit që kanë përfituar janë recepsionistë apo anëtarë të sigurisë.
