Përdhunoi vajzën shqiptare, publikohet përgjimi shokues i ish-sulmuesit brazilian Robinho: Ishte e dehur
Në Brazil është rikthyer vëmendja te çështja e skandalit Robinho, ish-sulmuesi i Milanit që është shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për përdhunimin e një vajze me origjinë shqiptare.
Gjatë orëve të fundit është publikuar një përgjim telefonik ku ish-sulmuesi i Kombëtares i cili nuk është ekstraduar në Itali për të vuajtur dënimin 9-vjeçar, u rrëfen shokëve të tij detaje nga ngjarja kriminale. Në regjistrimet që datojnë në vitin 2014 tregohet qartë se përdhunimi u krye në grup ndërsa ata flasin për strategjinë që duhet të ndjekin për t’u mbrojtur.
Robinho:
“Edhe nëse më thërrasin për të dëshmuar nuk ka asnjë problem. Do të shkoj dhe do t’u them se bëhet fjalë për histori të përpara 1 viti por unë as nuk e kam prekur atë vajzë. Kam frikë se mos del në shtyp kjo ngjarje. Imagjinoni sikur të shkruhet se miqtë e Robinho-s përdhunuan një vajzë në Itali. Unë fjeta me të, pata një marrëdhënie orale dhe ika por të tjerët qëndruan. Atje telekamera nuk më kishte filmuar. Si mund t’i kujtojë ajo të gjitha këto, ajo ishte e dehur. Kush e ka prekur atë vajzë tani është në Brazil, unë nuk jam i përfshirë”.
Gjithsesi, këtë pretendim e hedh poshtë një mik i ish-sulmuesit i cili i thotë:
“Nuk mund të flasësh kështu sepse unë të kam parë që e ke dhunuar por mos u mërzit se kjo nuk është asgjë”.
