Debutimi i Lionel Messi-t, deri në 20 mijë dollarë për një biletë

Debutimi i Lionel Messi-t, deri në 20 mijë dollarë për
Inter Miami do të shtojë kapacitetin e stadiumit me 3 mijë vende për të plotësuar pjesërisht kërkesat për të ndjekur yllin argjentinas, Lionel Messi nga afër.

Sipas mediave amerikane, çmimi në treg të zi për ndeshjen e parë ka shkuar deri në 20 mijë dollarë për një biletë. Messi parashikohet të debutojë në datën 21 korrik në ndeshjen kundër meksikanëve të Cruz Azul në League Cup.

“The Miami Herald” bën një llogari të thjeshtë duke dalë në përfundimin se çmimi është rritur plot 1.034 %. Ndërkohë, edhe për ndeshjet e transfertës edhe tifozët e skuadrave kundërshtare kanë shfqur një interes shumë të madh dhe kjo reflektohet në Charlotte ku 10 mijë biletat janë shitur brenda 3 orëve.

Edhe Atlanta United që ka në pronësi një stadium 71 mijë vendesh, pretendon që t’i shesë të gjitha biletat kur Inter Miami të udhëtojë në shtetin e Georgia-s.