Inter merr vendimin pas ofertës monstuoze të Newcastle për kapitenin Barella

Inter merr vendimin pas ofertës monstuoze të Newcastle për
Newcastle është fiksuar me mesfushorin italian të Interit, Nicolo Barella dhe pas tentativave të verës së kaluar është bërë sërish i gjallë në “Appiano Gentile” me një ofertë që mund të lëkundë zikaltërit.

Në tavolinë nuk ka ende asnjë zarf zyrtar por nën zë, klubi anglez ka ofruar pak a shumë 60 milionë euro për ta zhvendosur lojtarin në veri të Anglisë.

Edhe pse në nevojë urgjente për të paguar disa borxhe të rëndëssihme, presidenti Steven Zhang po reziston për momentin dhe kërkon që minimalisht Newcastle të bëjë një ofertë tjetër më të lartë.

Sipas mediave italiane, Interi kërkon rreth 80 milionë, ndërsa vetë lojtari nuk duket i bindur për të nisur një aventurë të re larg Italisë edhe pse Newcastle ashtu si Interi do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe për më tepër ofron pothuajse dyfishin e 5.5 milionëve që Barella përfiton në Milano.