Fitues i Tripletës, Guardiola shpërblimin e tij ia dha punonjësve të City-t

Pep Guardiola udhëhoqi Manchester Cityn në një sezon historik, ku fitoi Champions League, Premier League dhe FA Cup.

Pasi arriti Tripletën, trajneri spanjoll, sipas “Daily Mail”, ia ka dhuruar shpërblimin e tij të gjithë punonjësve të klubit, duke nisur nga punëtorët e sigurisë, recepsionistët e deri te stafi teknik.

Shifra e saktë që ka dhuruar Guardiola nuk dihet, por mendohet se mund të jetë rreth 800 000 euro.

Personeli i klubit merr gjithmonë një bonus për çdo titull të fituar nga City, por Guardiola ka dashur që ta rrisë këtë shifër.