Bayern Munich i prish punë Manchester United për mbrojtësin Kim Min-Jae
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 16:59
Gjatë orëve të fundit, Bayern Munich ka bërë hapa të mëdhenj përpara në garën për të bindur stafin e lojtarit korean të Napolit, Kim, i cili mund të bashkohet me kampionët e Gjermanisë.
Klubi bavarez është gati të paguajë klauzolën e largimit të 26-vjeçarit, rreth 50 milionë euro duke u futur në garë bashkë me Manchester United që mendohej se ia kishte dalë mbanë për të marrë një “po” nga lojtari.
Gazetari Gianluca Di Marzio pretendon se Bayerni është ngjitur në krye të pretendentëve dhe gjatë orëve të ardhshme mund të marrë edhe firmën e lojtarit që duket se është joshur nga Thomas Tuchel dhe projekti që ai ka me skuadrën bavareze.
