Kontrata e Kroos me Real Madrid, zyrtarizimi brenda pak ditësh

Real Madridi do ta zyrtarizojë shumë shpejtë marrëveshjen e re me Toni Kroosin.

Mesfushori gjerman kishte arritur marrëveshje me “Los Blancos” që nga muaji shkurt, por zyrtarizimi i saj do të arrijë në ditët në vazhdim, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Pasi e zyrtarizoi sot përforcimin më të ri, Jude Bellingham, në ditët në vazhdim do të jetë radha e vazhdimit të kontratave, përfshirë këtu Kroosin, Nachon dhe disa lojtarë të tjerë.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, ndërsa bashkë me Luka Modricin me gjasë do ta kalojnë sezonin e fundit në “Santiago Bernabeu”.