Holyfield kundër Tyson, superdueli mund të përsëritet me 116 vite në ring
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 21:29

Evander Holyfield lë të hapur mundsinë e një dueli të tretë për të mbyllur triologjinë me Mike Tyson pas dy Përballjeve të para të viteve 90 ku ai triumfoi.
Polemika, një vesh i kafshuar e shumë debate që shoqëruan rivalitetin e ashpër mes të dyve në ringun e peshave super të rënda. Më shumë se dy dekada më vonë, Holyfield rikthen vëmendjen te ato dueke duke u treguar i sinqertë e duke theksuar se trilogjia mund të mbyllet me një duel të fundit që gjithesi nuk do të jetë i vërtetë dhe me qëllim kryesor të ardhurat që do të arkëtojnë dy boksierët.
Tyson sot 54 vjeç dhe Holyfield 60 e kanë lënë të hapur mundësinë e një dueli të fundit por të dy duhet të bien dakort për shumë detaje.
