Rrëfimi tronditës i tenistit me origjinë greke që ka tentuar vetëvrasjen

Nick Kyrgios është një tenist i talentuar por edhe një kampion disi problematik për shkak të katakterit të vështirë. Raketa australiane me origjinë greke shpesh herë shkakton probleme në fushën e lojës me sjelljet e tij por jo pak problematik është edhe jashtë sportit. Në një rrëfim publik të orëve të fundit, ai shokon me deklaratën e tij në serinë “Break Point” që pritet të dalë në treg shumë shpejt.

“Kam pirë alkool dhe drogë e kam menduar të vetëvritem. U largova nga familja dhe të dashurit e mi”.

Dokumentari do të transmetohet në Netflix ku 28-vjeçari i lindur në Canberra rrëfen se gjendja kaotike në kokën e tij daton në vitin 2019.

“Pas humbjes me Nadal në vitin 2019 në Wimbledon u zgjova dhe pashë babain tim teksa po qante në shtratin tim dhe e kuptova se nuk mund të vazhdoja në këtë rrugë që kisha nisur. Për të dalë nga kjo situatë u kurova në një qëndër psikiatrike në Londër”.