Teuta humbet edhe shtatlartin e mbrojtjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2023, 12:10
Teuta lë të lirë edhe një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandër Kuro. 29-vjeçari që ishte pjesë e ekipit kampion të Teutës tre sezone më parë, ishte kthyer në radhët e “Djemve të detit” sezonin e kaluar pas një eksperience 2-vjeçarr në Qipro ku nuk arriti të linte gjurmë.
“Aleksandër Kouro nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mbrojtësin për kontributin e tije me fanelën e Teutes, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, thekson klubi durrsak në një njoftim të shkurtër.
Gjatë sezonit të fundit, Kuro ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të skuadrës së drejtuar nga Edi Martini. Ai numëron 33 ndeshje, që të gjitha si titullar ndërsa pritet që ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë.
