Mourinho refuzon miliardat e arabëve, trajneri i Romës i vendosur për të ardhmen

Jose Mourinho nuk dëshiron të largohet nga Roma.

Trajneri i njohur ka marrë një ofertë marramendëse nga kampioni i divizionit të parë në Arabinë Saudite, Al Ahli, por as miliardat e tyre duket se nuk kanë tunduar portugezin.

Kujtojmë që timonieri i njohur siguroi tifozët se s’do të largohet nga kryeqyteti që pas humbjes në Europa League.

“Ndihem i sigurt këtu. Unë dua të vazhdoj këtu, për ju” – tha atëherë ai.

Mourinho është në krye të skuadrës që nga fillimi i sezonit 2021-22.

Ai udhëhoqi skuadrën në finalet evropiane të njëpasnjëshme, duke fituar Conference League sezonin e kaluar, ndërsa arriti në finalen e Europa League këtë sezon.

???? Come appreso in esclusiva da @LAROMA24, #Mourinho ha incontrato il presidente dell’#AlAhli ????????

???? Presente anche Matt #Odonohoe, il numero uno della CAA Stellar (che assiste tra gli altri anche Gianluca #Scamacca) ????@augustociardi75

➡️ https://t.co/EDu3tSvFN5#ASRoma pic.twitter.com/jzUEKvWwg0

— laroma24.it (@LAROMA24) June 14, 2023