Ndryshimet në ligjin e arsimit parauniversitar, Kushi: Zgjidhim problematika, e përafrojmë me BE-në

Mësuesit të cilët kanë vepra penale nuk do tëlejohen të punësohen në institucionet arsimore.

Ministrja Arsimit Evis Kushi në paraqitjen e ndryshimit të ligjit të arsimit parauniversitar ka bërë të ditur se edhe nëse ata do të konsiderohen të rehabilituar nuk do të pranohen në punë.

"Pavarësisht rehabilitimit të tyre, dhe pse mund të jenë të rehabilituar nga këto dënime, persona të tillë nuk do të lejohen të punojnë asnjëherë në institucionet arsimore, qoftë mësues, qoftë në pozicione të tjera," tha ajo.

Largimi do të jetë i vlefshëm edhe nëse zbulohen për punonjësit aktual se kanë qenë të dënuar.

Madje edhe nëse i konstatohen që janë sot pjesë e sistemit arsimor, ata me procedura të përcaktuara ndërpresin marrëdhënien e punës”, u shpreh Kushi.

Me propozim të prindërve, Kushi shton se do të pranohen në klasën e parë fëmijë nën 6 vjeçarë, por me kusht.

"Edhe nëse mbushin 6 vjeç pas datës së fillimit të vitit shkollor por deri në 31 dhjetor të atij viti," tha ajo.

Emigriacioni ka sjellë jo vetëm braktisje të zonave të ndryshme, por edhe shkrirje të shumë shkollave.

Një tjetër debat në komisionin e edukimit dhe medias ishte dhe depolitizimi i institucioneve të arsimit.

“Në shumë zona, përgjithësisht zona të largëta, rurale, sot në realitet ne kemi raste të shkollave që i kanë të treja ciklet, fillor, të mesëm të ulët, dhe të mesëm të lartë, madje në ndonjë rast kanë edhe klasa parashkollore. Në ligj nuk ekziston ky koncept. Pra ka një vakum ligjor, ndërkohë që ne e gjykojmë të nevojshme në disa zona ku numri i nxënësve është i ulët të funksionojnë shkollat e bashkuara”, tha Kushi.

Gjithashtu theksoi ministrja, ndryshimet prekin shkollat me status të veçantë, siç janë shkollat artistike dhe sportive.

“Janë shkolla që kanë arsim të orientuar, por që të kenë rezultate më të mira, të funksionojnë më mirë, që të japin më shumë impakt edhe në shoqëri është e nevojshme që të kenë një status të veçantë dhe të kenë një mënyrë tjetër organizimi, strukturimi, edhe punësimi të mësuesve apo regjistrimi të nxënësve, edhe për sa i takon financimit të tyre në mënyrë që ta përmbushin sa më mirë qëllimin”, tha Kushi.

“Por ndërkohë përveç shkollave artistike, që tashmë i kemi në shumë qytete të vendit, por nuk i kemi dot në çdo qytet apo bashki, për të plotësuar nevojat që kanë talentet, familjet e këtyre talenteve, për tu dhënë edhe atyre një mundësi, ne kemi menduar që edhe në shkollat normale, të zakonshme, të krijojmë klasa të orientuara. Edhe pse shkolla nuk është shkollë artistike, nëse në atë zonë apo qytet ka kërkesa, fëmijë të talentuar, në një disiplinë të caktuar, ne kemi menduar tua japim këtë mundësi dhe t’i përgatisim këta nxënës që më pas kur të vazhdojnë studimet në shkollën e mesme të orientuar, të jenë të përgatitur. Ne kemi 17 shkolla të orientuara në të gjithë vendin. 11 janë shkolla artistike. Por sot kemi edhe 4 shkolla që kanë klasa artistike, me arsim të orientuar. Dy në Tiranë, 1 në Gjirokastër, 1 në Kavajë. Është më se e nevojshme që edhe ta rregullojmë nga ana ligjore, por çka është edhe më e rëndësishme edhe të nxisim edhe hapjen e klasave të orientuara edhe në ato zona të largëta që mund të duken”, deklaroi Kushi.

Ministrja tha se, një tjetër risi që sjell ky ligj, ka të bëjë për mësuesit në dispozicion. “Duke qenë se për procedura për zëvendësimin afatshkurtër të mësuesve merr kohë dhe nxënësit mbeten një ditë, dy ditë apo tre ditë pa mësim. Për ta shmangur këtë problematikë ne kemi menduar që në çdo ZVA të krijojmë një strukturë të mësuesve në dispozicion që do të jenë atje me kontratë një vjeçare me zyrën arsimore dhe në çdo moment që ka nevojë në një shkollë të caktuar, kjo nevojë të plotësohet menjëherë dhe nxënësit të mos mbeten asnjë orë me ndërprerje të mësimit”, tha ajo.

Gjithashtu një tjetër vakum ligjor është ndeshur edhe për institucionet që i quajnë aftër-school, ku prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre disa orë pas orarit mësimore, gjatë pasditeve apo fundjavës, dhe nxënësit edhe bëjnë detyrat e shtëpisë por edhe aktivitete të tjera.

“Ne kemi menduar që më pas me një udhëzim pas miratimit të ligjit, ta rregullojmë jo vetëm kriteret që duhen për tu licencuar këto institucione, por edhe mënyrën se si do të funksionojnë. I kemi quajtuar institucione plorësuese private”, sqaroi ministrja.

Kushi tha se, kemi nisur vitin e kaluar  iniciativën për të pasur 400 vlerësues të jashtëm, pikërisht për shkak të nevojës që kemi për të bërë vlerësime dhe inspektime për institucione të ndryshme. Tashmë kemi një strukturë që janë mësues, drejtues institucionesh, që janë trajnuar për të bërë edhe këtë lloj detyre në momente të sakatuara kur ne kemi nevojë.

“Një tjetër rregullim që kemi bërë është që bashkitë tashmë kur vendosin për të ndërtuar një shkollë të re apo rikonstruktuar një shkollë ekzistuese, duhet të marrin një mendim, duhet ta konsultojnë me MAS. Pikërisht që shpërndarja e investimeve të bëhet e koordinuar apo sipas nevojave dhe politikave të arsimit parauniversitar”, tha ajo.

Kushi theksoi se, ligji ka edhe shumë çështje të tjera teknike të cilat bashkë me kolegët jemi shumë të gatshëm t’ju japim përgjigje, apo t’i sqarojmë më në detaje. Këto ishin ato ndryshimet kryesore që ne mendojmë se do të japin një impakt pozitiv në funksionimin e IA por edhe zbatimin më me efikasitet të politikave dhe strategjisë tonë për arsimin në Shqipëri 2021-2026.