FOTO/ Maturantët ende në provim, del teza e Matematikës 21 minuta nga nisja e testimit
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 13 Qershor 2023, 10:39
Në një kohë që maturantët janë ende duke dhënë provimin e Matematikës për maturën, duket se teza “ka rrjedhur” edhe pse nuk lejohen celularët gjatë zhvillimit të testit.
“Ora News” sjell tezat që po qarkullojnë lirshëm në rrjet prej disa minutash, ndërkohë maturantët pritet të përfundojnë provimin e tyre pas disa orësh.
Kjo nuk është hera e parë që tezat e provimeve dalin para kohe, fenomen për të cilin ministrja e Arsimit Evis Kushi thotë se nuk ndikon aspak.

