BE me universitet në Tiranë, Mogherini: Ndërtimi i Kampusi projekt sfidues, Kushi: Po shohim vendet

Kampusi i universitetit evropian do të ndërtohet në Shqipëri, madje për këtë po kërkohet një territori në Tiranë. Të paktën kështu është shprehur Ministrja Evis Kushi kur nënshkroi marrëveshjen që vendi unë të jetë pjesë e vendimmarjes në këtë kolegj. Por Federika Mogherini tashmë në cilësinë e rektores e shikon si një projekt të rëndësishëm e sfidues

Federika Mogherini është rikthyer sërish në Tiranë, por këtë radhë jo si përfaqësuesja e diplomacisë së BE dhe as për të komentuar politikën vendase.

"Unë jam këtu për një projekt të Kolegjit të Europës. Nuk do të bëj komente tani as për politikën shqiptare apo dinamikat institucionale të procesit të reformës sa i përket dinamikave rajonale dhe dialogut në rajon," tha ajo.

Qëllimi është nënshkrimi i marrëveshjes për ta bërë Shqipërinë pjesë të kolegjit të evropës ku tashmë është rektore.

"Sapo kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili i jep Shqipërisë mundëisnë për të qënë anëtare në Këshillin e administrimit të Kolegjit të Europës," tha Kushi.

Sa i përket ndërtimit të kampusit të universitetit të Evropës në Shqipëri, Mogherini e konsideron si një projekt të rëndësishëm.

"Qëllimi ynë është ti japim brezit të ri njohuritë. Një ambicje më e madhe që është hulumtimi i mundësisë që të hapim një kampus të kolegjit këtu në Tiranë," tha ajo.

Por teksa rektorja flet për të ardhmen, ministrja e Arsimit të Shqipërisë shkon edhe më parë, duke shtuar se po shihen disa zona në Tiranë ku mund të ndërtohet.

"Dua të theksoj që ambicja jonë finale është që në Shqipëri të kemi një kampus të Kolegjit të Europës për të cilin tashmë kemi filluar nga puna për të patur një projekt konkret e finalizuar sa më shpejt," tha ajo.

Të dy palët shtuan se pjesëmarrja e Shqipërisë në kolegjin evropian i jep mundësinë në vendimmarrje.