Partizani largon Elton Marinin vetëm pak ditë pas suksesit në kampionat
Partizani largon nga detyra drejtorin sportiv, Elton Marini pak ditë pas suksesit në Superiore. Një vit pasi Marini u emërua në këtë detyrë, ai largohet dhe lajmin e bën tëb ditur vetë klubi i kuq në një kominuikatë zyrtare.
“FK PARTIZANI njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me Drejtorin Sportiv, Elton Marini. Partizani falenderon Marinin për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm ku Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë. Bashkëpunimi i Partizanit me Marinin do të vazhdojë në forma të tjera”, theksohet në komunikatën e shkurtër të kampionëve
Vetë Marini nuk ka bërë ende një koment për këtë vendim edhe pse me këtë lëvizje Partizani konfirmon se nuk është i kënaqur nga puna e bërë prej tij në këto 12 m,uaj. Nuk dihet ende se kush do të jetë strategu i merkatos së Partizanit pas largimit të tij.
