Rama: Spektakli më i shikuar në Europë të dielën në Air Albania, merr pjesë dhe Elhaida Dani

Kryeminsitri Edi Rama ka pasur të futar këtë rradhë në podcast-in e tij këngëtaren e famshme Elhaida Dani.

Gjatë bisedës ai ka dhënë dhe një lajm të mirë për të gjithë të apasionuarit pas artit dhe kulturës franceze.

Këtë të dielë do të vijë për herë të parë në Shqipëri shfaqja Notre Dam de Paris.

"NOTRE-DAME DE PARIS, spektakli më i shikuar në Europë, me rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, që prej 25 vjetësh vazhdon mbush plot arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat e kategoritë sociale, vjen të dielën më 28 maj në Air Albania Stadium në Tiranë, bashkë me yllin shqiptar, Elhaida Dani," shkruan Rama krahas videos.