Marrëveshja për ekstraduarve shqiptarë, ministri Manja: Koston në burg e mbulon Britania

Ministri i Drejtësisë, Ulsi manja tha se koston e qëndrimit në vendin tonë të të ekstraduarve shqiptarë nga Britania e Madhe e mbulon vetë Britania.

Minsitri shtoi se marrëveshja që kemi arritur është teknike që plotëson atë që është ratifikuar në Kuvend dhe se kriteret janë përcaktuar, e kanë si qëllim kryesor dhe udhëhiqen nga parimet e humanizmit. 

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë për të riatdhesuar të dënuarit do të zgjasë për dy vite.

Ministri i Drejtësisë shprehet se nuk ka ndryshime thelbësore në këtë procedurë, por është një veprim që u jep të gjithëve mundësinë të jenë sa më pranë familjarëve të tyre

Ende nuk është e qartë se sa është numri i shqiptarëve që do të duan të kthehen, por shpenzimet e Shqipërisë do të jenë zero.

Manja: Marrëveshja që kemi arritur është teknike që plotëson atë që është ratifikuar në Kuvend. Kriteret janë përcaktuar, ka si qëllim kryesor dhe udhëhiqet nga parimet e humanizmit, të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur pranë familjarëve të tyre, ne e dimë se nuk kanë kontakte, brenda kapaciteteve të vijnë përmes procedurave që parashikon ligji, të vijnë ta vuajnë me qëllim risocializimit, kemi detyrimin si shtet, të mund të takojnë prindërit, fëmijët, familjarët nuk krijon asnjë kosto për buxhetin e shtetit sepse do mbulohen nga pala britanike, parashikon një fuiqizim të kapaciteteve tona njerëzore në burgje. Janë marrë përsipër nga pala britanike.

Sa është numri dhe sa kapacitete ka në Shqipëri? A ka amnisti?

Manja: 2 vjeçare është marrëveshja me propozimin për t’u riparë, sa i takon numrit do nisemi nga kapacitete që kemi në shtetin tonë, nuk ka një numër fiks, por në varësi të vendeve që kemi në sistem, sepse nuk kemi marrëveshje vetëm me Britaninë, por Britania u tregua e gatshme të na ndihmojë për shtimin e kapaciteteve tona.