I dënuar përjetë për rrëmbimin e Jan Prengës, Festim Bexhdili kërkon prishjen e vendimit

Festim Bexhdili, një nga të arrestuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, i dënuar me burgim të përjetshëm, po vijon betejën me drejtësinë.

Bexhdili kërkon prishjen e vendimit të dënimit për rrëmbim me pasojë vdekjen dhe më pas zhdukjen e kufomës së Prengës. 

SPAK, thotë se nga kamerat e  sigurisë në ambientet e resortit në pronësi të Altin Hajrit, Bexhdili ka pastruar vendin e krimit, vendin ku do groposej trupi, si dhe ka gjetur rroba të pastra për autorët që bënë rrëmbimin.

Gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Posaçme, Festim Bexhdili nuk shfaqi asnjë pendesë përgjatë gjykimit në Gjykatën e Posaçme, teksa SPAK dyshon se ai e di ku është fshehur trupi i pajetë i Jan Prengës, nuk pranoi kurrë të rrëfehet.

Bexhdili akuzohet për rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjësim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal ndërsa dënimin do e kryejë në një burg të sigurisë së lartë.