Zhiti rrëfen llahtarin: Sytë e 2 të burgosurve u nxorën, i morën për studim, tiranët u ngritën në detyrë në demokraci

Në një intervistë me “Ora e Betit” shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se është gjetur një dokument pasi ka rënë diktatura që sytë e dy të burgosurve janë nxjerrë për studim.

Ai tha se në të gjitha vendet që ka pasur persekutorë, ka ardhur një moment që kanë kërkuar falje, ndërsa te ne ndodh që xhelati ngrihet kundër viktimave.

Zhiti: Është gjetur një dokument pasi ka rënë diktatura. Ajo shkenca mjerane e atëhershme kërkonte sy atëherë dhe kërkonte që të ishin më mirë sytë e byrotë politike. U nxorën sytë atyre për arsye studimore. Ajo ishte pjesë makabre.

Është e çuditshme ajo që ndodh në vendin tonë. Në të gjitha vendet që ka pasur persekutorë, ka ardhur një moment që kanë kërkuar falje, ndërsa te ne ndodh që xhelati ngrihet kundër nesh sërish. si kam mundësi që një tiran që shtypi revoltën e Qafë Barit plotëson ëndrrën e tij në ministri dhe më pas largohet drejt Evropës e merr pasaportën gjermane. Mediet i bëjnë jehonë këtyre njerëzve.